Michael Gabriel Hernandez
06 Tetor 2022•Përditësim: 06 Tetor 2022
Vendimi i OPEC-plus për reduktimin e ndjeshëm të prodhimit ditor të naftës është një shenjë "e qartë" se blloku është në anën e Rusisë në mes të një rivaliteti në rritje me Perëndimin, tha dje Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Është e qartë se OPEC-plus i shkon për shtati Rusisë me njoftimin", deklaroi zëdhënësja Karine Jean-Pierre para gazetarëve në Bordin e Air Force One. “Ekonomia globale po i përgjigjet luftës së (presidentit rus Vladimir) Putin dhe kështu, duke marrë këtë vendim, ai do të ketë një efekt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC-plus, ranë dakord të mërkurën për të ulur prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë nga nivelet e kërkuara të prodhimit të gushtit 2022, duke filluar nga nëntori.
Ulja pritet të çojë në rritje të çmimeve globale të naftës ndërsa SHBA-ja përgatitet të mbajë zgjedhjet e saj afatmesme më 8 nëntor.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u shpreh "i zhgënjyer" nga vendimi "ndërsa ekonomia globale po merret me ndikimin e vazhdueshëm negativ të pushtimit të Ukrainës nga Putini", thanë ndihmësit e tij të lartë menjëherë pas njoftimit.
“Puna e presidentit këtu në shtëpi dhe me aleatët në mbarë botën, ka ndihmuar në uljen e çmimeve të gazit në SHBA. Që nga fillimi i verës, çmimet e benzinës janë ulur 1,20 dollarë dhe çmimi më i zakonshëm në pikat e karburantit sot është 3,29 dollarë për gallon”, thanë në një deklaratë këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltari i lartë ekonomik, Brian Deese.
Për të adresuar efektet e shkurtimeve në tregjet e brendshme të energjisë, Biden urdhëroi lirimin e 10 milionë fuçive nga Rezerva Strategjike të Naftës duke filluar nga nëntori.
"Presidenti amerikan do të vazhdojë të urdhërojë lëshime nga rezervat strategjike sipas nevojës për të mbrojtur konsumatorët amerikanë dhe për të promovuar sigurinë e energjisë", shtuan më tej Deese dhe Sullivan.