Bota

SHBA, për sigurinë e zgjedhjeve vendosen masa të nivelit të lartë

Rreth pikave të votimit dhe qendrave të numërimit të votave janë vendosur kamera sigurie ndërsa në çatitë e këtyre qendrave janë vendosur snajperë

Nuri Aydın  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
SHBA, për sigurinë e zgjedhjeve vendosen masa të nivelit të lartë

Istanbul

Për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve në SHBA janë vënë në fuqi masat e sigurisë së nivelit të lartë në pikat e votimit dhe numërimit, transmeton Anadolu.

Siç raporton "Washington Post", autoritetet lokale në të gjithë vendin kanë marrë masa të rrepta para zgjedhjeve presidenciale. Rreth pikave të votimit dhe qendrave të numërimit të votave janë vendosur kamera sigurie ndërsa në çatitë e këtyre qendrave janë vendosur snajperë.

Ekipe policore shtesë janë dërguar në rrugët e vendit, ndërkohë që janë forcuar inspektimet me mjete ajrore pa pilot.

Rojet kombëtare janë vendosur në gatishmëri në shtetet e Washingtonit dhe Nevadës kundër mundësisë së ndonjë trazire.

Siguria e kutive të votimit u rrit në nivelin më të lartë duke vendosur "butonat e panikut" në kabinat e votimit.


- Bastisja e Kongresit më 6 janar 2021

Në SHBA, grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump bastisën ndërtesën e Kongresit, ku më 6 janar 2021 u mbajt seanca për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Në bastisje humbën jetën 5 persona, përfshirë një oficer policie. Trump, i cili u gjykua për shkarkim për nxitjen e rebelimit publik për shkak të bastisjes, u shpall i pafajshëm në votimin e Senatit në shkurt 2021.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın