Bota

SHBA po shqyrton pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në mbështetje të Rusisë

Zëdhënësi i Pentagonit, Ryder tha se ata ishin në dijeni të pretendimeve se Pheniani ka dërguar trupa në Ukrainë për të ndihmuar Rusinë, por ende nuk mund t'i konfirmojnë këto pohime

Zeynep Katre Oran  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
SHBA po shqyrton pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në mbështetje të Rusisë

Ankara

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) tha se po shqyrtohen pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Ukrainë për të mbështetur Rusinë, transmeton Anadolu.

Në konferencën për media, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder tha se ata ishin në dijeni të pretendimeve se Pheniani ka dërguar trupa në Ukrainë për të ndihmuar Rusinë, por ende nuk mund t'i konfirmojnë këto pohime.

Ryder tha se janë duke i shqyrtuar akuzat dhe do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen nga afër. "Nëse pretendimet janë të vërteta, kjo tregon se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparon. Kjo gjithashtu zbulon situatën e rëndë në të cilën ndodhet Rusia në kushtet e forcave të saj në fushën e betejës", tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pas takimeve të tij me liderët e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel deklaroi se Rusia po përgatitej të dërgonte rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në fushën e betejës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın