Islam Doğru
26 janar 2022•Përditësim: 26 janar 2022
NEW YORK (AA) - Të paktën 39 persona llogariten si të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje në brigjet e Floridas në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Roja Bregdetare e SHBA-së thuhet se është shpëtuar një person që u kap tek anija e përmbytur në lindje të rajonit Fort Pierce Inlet.
Në deklaratë theksohet se personi i shpëtuar ka thënë se në anijen e përmbytur për shkak të kushteve të motit ndodheshin edhe 39 persona përveç tij dhe se askush nuk kishte jelek shpëtimi.
Roja bregdetare dyshon se ngjarja ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për 39 personat e tjerë në anijen e cila është nisur të shtunën në mbrëmje nga ishujt Bahamas.