Dildar Baykan
20 nëntor 2018•Përditësim: 20 nëntor 2018
NEW YORK (AA) – Është rritur në 79 numri i personave që humbën jetën si pasojë e zjarreve të mëdha pyjore të cilat janë efektive në Kaliforni të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sherifi i rajonit Butte, Cory Honea, në një konferencë për media tha se me nxjerrjen e kufomave të edhe dy personave në zjarrin e përhapur, është rritur në 79 numri i personave që kanë humbur jetën. Honea tha se nuk ka asnjë lajm për rreth 699 persona të tjerë.
Zjarri që vazhdon në veri të Kalifornisë dhe i cili është përhapur në një territor prej rreth 611 kilometra katrorë ka bërë të papërdorshëm rreth 12 mijë objekte.
Stuhia e zjarrit vazhdon edhe në jug të Kalifornisë
Ndërkaq edhe në zjarret të cilat vazhdojnë në jug të Kalifornisë, 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 450 shtëpi kanë pësuar dëme serioze.
Gjatë zjarrit që vazhdon në jug janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Scott Baio, Gerard Butler, Miley Cyrus, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.