Michael Hernandez
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) – Washingtoni zyrtar i ka bërë thirje Moskës që në kuadër të operacioneve ajrore në Siri të mos godasë opozitën siriane, por që në sulmet e saj të ketë në shënjestër organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
"Është më se e qartë se Rusia kryen operacione të shpeshta në Siri dhe gjatë këtyre sulmeve godet opozitën e matur dhe kjo ndodhë në ato territore ku nuk ka fare prezencë të DAESH-it", deklaroi zëdhënësja e Departmentit amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau.
Duke përsëritur thirrjen që Rusia të godasë vetëm caqe të DAESH-it, Trudeau tha se në atë rast do të çmohej kontributi i Moskës në luftën kundër terrorizmit.
Moska zyrtare këmbëngul se në Siri kryen sulme ajrore mbi pozitat e DAESH-it, por SHBA-të dhe aleatët nga ana tjetër akuzojnë Rusinë se po sulmon caqe të opozitës siriane dhe se përkrahë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, forcat ajrore ruse nga 30 shtatori deri më 4 nëntor kanë kryer 1.631 fluturime mbi Sirinë duke goditur 2.084 caqe.