Michael Hernandez
04 Nëntor 2019•Përditësim: 05 Nëntor 2019
SHBA ka imponuar sanksione ndaj nëntë individëve dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit në një veprim që shënjestron “rrethin e brendshëm” të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndër të sanksionuarit përfshihet edhe Mojtaba Khamenei-n, djali i liderit suprem iranian, për të cilin Departmenti Amerikan i Thesarit tha se është në lisën e zezë “për përfaqësimin e Liderit Suprem në një kapacitet zyrtar pavarësisht se ai asnjëherë nuk është zgjedhur apo emëruar në një pozicion qeveritar”.
Të sanksionuar janë edhe Ebrahim Raisi, kreu i gjyqësorit iranian, Mohammad Mohammadi Golpayegani, shefi i Shtabit të liderit suprem, si dhe Vahid Haghanian, një ndihmës i lartë i liderit suprem.
“Sot, Departmenti i Thesarit po shënjestron zyrtarët e pazgjedhur rreth liderit suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei dhe që zbatojnë politikat e tij destabilizuese”, tha Steven Mnuchin, sekretari i Thesarit në një deklaratë.
Si rezultat i sanksioneve të ditës së sotme, është bllokuar çdo pronë që i përket subjekteve të regjistruara që i nënshtrohen juridiksionit amerikan dhe personat e SHBA-ve janë të ndaluar të bëjnë biznes me ta.