Fatma Bülbül
28 Korrik 2017•Përditësim: 28 Korrik 2017
ANKARA (AA) – Ka dështuar sërish të premten, tentativa e republikanëve për të shfuqizuar ligjin e ish presidentit amerikan Barack Obama, i cili rregullon çështjen e kujdesit shëndetësor, raporton Anadolu Agency (AA).
Debati në Senat filloi në ora 1:30 pas mesnate (sipas kohës amerikane), dhe në procesin e votimit shfuqizimi i ligjit u refuzua meqë numri i votave ishte 49 për dhe 51 kundër. Tre republikanë votuan kundër kolegëve të tyre.
Votimi i së premtes paraqet dështimin e tretë të madh për republikanët së fundmi.
Paraprakisht, të martën dhe të mërkurën, dështoi një amendament gjithëpërfshirës që do të kishte shfuqizuar dhe zëvendësuar Aktin për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm, të njohur si “Obamacare”.
Republikanët amerikanë për një kohë të gjatë kanë zhvilluar një fushatë për “shfuqizim dhe zëvendësim” të ligjit “Obamacare”, i cili vitin e kaluar ishte një nga temat kryesore gjatë fushatës parazgjedhore të presidentit Donald Trump.