Esin Eşkinat Sayılgan
10 Nëntor 2021•Përditësim: 11 Nëntor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 757.417, prej të cilëve 1.693 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,69 milionë, me 81.982 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,98 milionë raste të konfirmuara dhe 72,699 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 224,2 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 194 milionë dozën e dytë dhe mbi 24 milionë kanë marrë tri doza.