SHBA, shkon në mbi 796 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja
Washington
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 796.765, prej të cilëve 1.117 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,15 milionë raste të konfirmuara dhe 75.247 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 238 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 200 milionë dozën e dytë dhe 51 milionë kanë marrë tri doza.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.