Selçuk Acar
25 Janar 2016•Përditësim: 26 Janar 2016
NEW YORK (AA) – Të paktën 30 persona e humbën jetën nga stuhia e dëborës, për shkak të cilës u shpall gjendje e jashtëzakonshme në 11 shtete në lindje të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët amerikanë këtë mëngjes thanë se bilanci i të vdekurve në stuhinë e dëborës u rrit nga 19 sa ishin dje në 30 persona. Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak të sulmit në zemër gjatë pastrimit të borës në rrugë dhe oborre.
New Yorku u godit nga stuhia e më e madhe e dëborës në historinë e saj moderne, kurse trashësia e borës arriti në 68 centimetra.
Reshjet mbrëmë janë reduktuar ndjeshëm dhe jeta pjesërisht është normalizuar në New York, por ende janë në fuqi ndalimet e trafikut të automjeteve në rrugë dhe janë pezulluar të gjitha linjat e autobusëve dhe ato hekurudhore. Madje, janë anuluar më shumë se një mijë fluturime ajrore.