SHBA, stuhia e parë e borës vështirëson trafikun në Pensilvani
Teksa reshjet e borës kanë vështirësuar trafikun, rrugëve mund të vërehen disa automjete dhe kamionë që ngecën në rrugë gjatë stuhisë
Pensilvani
Shteti i Pensilvanisë në SHBA u përfshi nga stuhia e parë e borës këtë sezon, duke mbuluar në ngjyrë të bardhë peizazhin, raporton Anadolu.
Operacionet e para të pastrimit të borës kanë filluar menjëherë pas stuhisë. Banorët gjithashtu u aktivizuan që të pastrojnë oborret dhe rrugët.
Teksa reshjet e borës kanë vështirësuar trafikun, rrugëve mund të vërehen disa automjete dhe kamionë që ngecën në rrugë gjatë stuhisë. Reshjet e borës krijuan linja të gjata trafiku, rrugë me akull dhe dukshmëri të zvogëluar.
Anadolu filmoi reshjet e dendura të borës, duke përfshirë edhe filmime me dron, nga rajoni Moscow në Pensilvani.
Pamjet tregojnë se automjetet ishin bllokuar dhe njerëzit bënin përpjekje për pastrimin e borës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.