Bota

SHBA, sytë kthehen kah Kamala Harris pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale

Pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale që do të mbahet më 5 nëntor, sytë janë kthyer kah zv/presidentja Kamala Harris, për të cilën Bideni dha "miratim dhe mbështetje"

Tuğba Altun  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
SHBA, sytë kthehen kah Kamala Harris pasi Biden u tërhoq nga gara presidenciale

Ankara

Pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale që do të mbahet më 5 nëntor, sytë janë kthyer kah zëvendëspresidentja Kamala Harris, për të cilën Bideni dha "miratim dhe mbështetje", raporton Anadolu.

Nëse ajo nominohet nga demokratët për Presidencën e SHBA-së dhe fiton zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Harris do të bëhet presidentja e parë femër e SHBA-së.

Harris lindi në vitin 1964 në Oakland të Kalifornisë, nga një nënë biologe që erdhi në SHBA nga India si studente dhe një baba me ngjyrë, një profesor ekonomie që erdhi në SHBA nga Xhamajka si student.

Ajo ka studiuar drejtësi dhe ka punuar si prokurore në San Francisco për shumë vite, kandidoi për postin e Prokurores së Përgjithshme të Kalifornisë në vitin 2010. Harris, prokurorja e përgjithshme e parë me ngjyrë dhe e para femër e zgjedhur në historinë e vendit, u rizgjodh prokurore e përgjithshme e shtetit për një mandat të dytë në 2014.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Harris u bë senatorja e parë me origjinë nga Azia Jugore dhe senatorja e dytë me ngjyrë që hyri në Kongres nga Kalifornia.

Harris, e cila ishte ndër kandidatet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nga Partia Demokratike, u eliminua në zgjedhjet paraprake. Joe Biden, i cili më pas fitoi nominimin e Partisë Demokratike, njoftoi më 11 gusht 2020 se ai kishte nominuar në garë Harrisin si "zv/presidente".

Me demokratët që fituan zgjedhjet më 3 nëntor 2020, Harris mori detyrën si zv/presidente e 49-të, duke bërë betimin me presidentin e zgjedhur të SHBA-së Biden në ceremoninë e pranim-dorëzimit më 20 janar 2021.

Gjatë detyrës së saj, Harris vizitoi 19 shtete dhe u takua me mbi 150 liderë, punoi me Bidenin për të rritur punësimin duke investuar në ekonomi. Përveç luftimit me racizmin dhe seksizmin, Harris u dallua edhe për mbrojtjen e abortit dhe të LGBTQ-së.

- Mori rol aktiv në hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Pas hyrjes në Kongres, Harris fillimisht u njoh me reagimin e saj ndaj qarkores që ndalonte udhëtimin në SHBA nga 7 vende muslimane, të cilën ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e nënshkroi më 28 janar 2017, sapo mori detyrën.

Ndërsa Harris vazhdoi qëndrimin e saj hetuese ndaj kabinetit të Trumpit dhe emërimeve të larta në 2017, ajo u zgjodh si anëtare i Komitetit Gjyqësor të Senatit në 2018. Harris gjithashtu mori rol aktiv në hetimet e Senatit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në këtë kontekst, emri i Harris, u përmend shpesh në media, pasia mori në pyetje në Senat Sekretarin e Drejtësisë William Barr për "raportin Mueller".

Përveç në Komisionin Gjyqësor, Harris shërbeu gjithashtu në Komitetin e Senatit për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Shtetërore, Komitetin e Përzgjedhur të Inteligjencës dhe Komitetin e Buxhetit.

Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 3 nëntor 2020, Harris hyri në histori si gruaja e parë me ngjyrë me origjinë indiane dhe Karaibe që u bë zv/presidente në historinë e vendit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın