SHBA: Topi për armëpushimin e Ukrainës, tani në fushën e Rusisë
“Sot, ne kemi bërë një ofertë që ukrainasit e kanë pranuar, e cila është të hyjnë në një armëpushim dhe në negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund këtij konflikti në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme”, tha Rubio

Washington
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se për armëpushimin e Ukrainës “topi tani është në fushën e Rusisë”, transmeton Anadolu.
“Sot, ne kemi bërë një ofertë që ukrainasit e kanë pranuar, e cila është të hyjnë në një armëpushim dhe në negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund këtij konflikti në një mënyrë që të jetë e qëndrueshme”, tha Rubio, së bashku me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz.
Komentet e tij erdhën pasi zyrtarët e SHBA-së dhe Ukrainës zhvilluan bisedime në Arabinë Saudite për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Sipas një njoftimi nga zyra e presidencës ukrainase, Kievi u shpreh e gatshme për të pranuar propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim 30-ditor “të menjëhershëm dhe të përkohshëm”, që mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë nga palët.
“Ne do ta çojmë këtë ofertë tani për rusët dhe shpresojmë që ata të thonë ‘po’, se do t’i thonë ‘po’ paqes. Topi tani është në fushën e tyre”, tha Rubio.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.