Esra Kaymak
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – SHBA-të theksuan të hënën se ata ende e konsiderojnë YPG-në partner efektiv në luftën kundër DAESH-it, por se nuk do të mbështesin aspiratat e grupit për krijimin e zonës gjysmë-autonome në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne... e dimë faktin se këto janë forca efektive që luftojnë dhe se ata janë të gatshëm për të larguar DAESH-in", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, gjatë një konferencë për media.
I pyetur nëse e SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin YPG-në, madje edhe përkundër rrezikut të armiqësimit me aleatin e saj të madh- Turqinë, Toner tha se "sigurisht", duke shtuar se së SHBA-të janë në dialog të ngushtë me Turqinë dhe se i kuptojnë shqetësimet e Ankarasë në lidhje me praninë YPG-së në veri të Sirisë.
"Ne gjithashtu ua kemi bërë të qartë këtyre forcave kurde, se ata nuk duhet të kërkojnë krijimin e zonave autonome, apo gjysmë-autonome, dhe se ata nuk duhet të kërkojnë të mbajnë territoret të cilat i çlirojnë", tha ai.