SHBA, të prekurve nga zjarret në Los Angeles u ka mbetur vetëm hi nga shtëpitë e tyre
Ekipet e Anadolu-t filmuan shtëpitë e djegura si dhe intervistuan familjet që arritën në rajon për të kontrolluar se çfarë ka mbetur pas zjarreve nga shtëpitë e tyre
Los Angeles
Përderisa zjarret në shtetin amerikan të Kalifornisë po vazhdojnë prej tetë ditësh, familjeve të prekurura nga fatkeqësia po u lejohet të kontrollojnë shtëpitë e tyre në disa zona të evakuuara.
Ekipet e Anadolu-t filmuan shtëpitë e djegura, si dhe intervistuan familjet që arritën në rajon për të kontrolluar se çfarë ka mbetur pas zjarrit nga shtëpitë e tyre.
Erika McMahon, një grua që u evakuua na shtëpia në të cilën jetoi për 36 vjet pasi shpërtheu zjarri në lagjen Eaton në lindje të Los Angeles-it, tha se kur u kthye gjeti vetëm rrënoja nga hiri.
"Kjo është vërtet një ngjarje e madhe në krahasim me atë që kemi përjetuar më parë. Kjo është një zonë malore, ne e dimë se ka gjithmonë rrezik zjarri. Në 36 vitet që kam jetuar këtu, na është dashur të evakuohemi ndoshta tre ose katër herë. Por kjo padyshim nuk u ngjason aspak rasteve të mëherhshme", tha McMahon në deklaratën për Anadolu.
McMahon tha se flakët, të cilat u përhapën për shkak të erërave të forta dhe përfshinë shtëpinë e saj dhe lagjen ku ajo jeton prej vitesh, ishin më të mëdhatë që kishte parë ndonjëherë.
Ajo tregoi se qëndroi në shtëpi deri vonë në mbrëmje, pavarësisht thirrjes së evakuimit, dhe se ajo kurrë nuk e kishte pritur që flakët të përhapeshin kaq shpejt dhe se kur flakët arritën në shtëpitë, ajo u larguan nga shtëpia në momentin e fundit me ndihmën e fëmijëve të saj.
McMahon, e cila e gjeti shtëpinë e saj në hi shtatë ditë pas zjarrit, tha: "Ne ishim shumë me fat, ne kemi sigurim. Por ju e dini, në muajt e fundit, disa sigurime të pronarëve të shtëpive janë anuluar sepse kompania e sigurimeve nuk donte t'i mbulojë më, kështu që do të ketë njerëz që janë të pasiguruar".
- "Sikur jam në një ëndërr të keqe dhe nuk mund të zgjohem"
Shauna McMahon, e cila është rritur në Altadena, kur e pa shtëpinë e nënës së saj të shndërruar në hi tha: "Është sikur jam në një ëndërr të keqe dhe nuk mund të zgjohem. Më duket sikur e gjithë jeta jonë është djegur".
Ajo tha se e kishin evakuuar shtëpinë e tyre disa herë më parë për shkak të zjarreve dhe ishin kthyer çdo herë. McMahon shprehet se me këtë mendim, nëna e saj nuk kishte marrë shumë gjëra me vete kur ka dalë nga shtëpia, dhe se ata kurrë nuk e kishin menduar që një ngjarje e tillë mund të ndodhë.
Brian McMahon, i cili erdhi në zonë për të ndihmuar nënën e tij, tha se ai kishte përjetuar shumë evakuime që nga fëmijëria e tij, por kur u zgjua në mëngjesin e 8 janarit, ai mendoi se diçka ishte ndryshe këtë herë. "'Pse është kaq errësirë, pyeta unë, dhe shikova jashtë dhe pashë tym nga zjarret, dhe ngrita sytë nga qielli dhe thashë me vete: 'Kjo nuk është mirë'." tha ai.
Një ish-polic, Brian McMahon, tha se mendonte se madhësia e katastrofës ishte për shkak të erërave të forta dhe se ishte i lumtur që nëna e tij mbijetoi, duke shtuar se ishte i trishtuar që disa nga fqinjët e tij vdiqën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.