Ahmet Gençtürk
10 nëntor 2022•Përditësim: 11 nëntor 2022
Stuhia tropikale "Nicole", aktualisht e klasifikuar si uragan i kategorisë së parë, po i afrohet brigjeve lindore të shtetit juglindor amerikan të Floridës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit lokal ABC11, ka gjasa për stuhi të forta dhe tornado në disa zona të shtetit, në varësi të rrugës që merr stuhia.
Zyrtarët kanë urdhëruar evakuime përpara stuhisë, përfshirë klubin "Mar-a-Lago" të ish-presidentit Donald Trump në Palm Beach.
Uragani parashikohet të lëvizë në veri në shtetet e Georgias, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut e përcjellë me shira të dendur në të gjithë rajonin.
Në fund të shtatorit, uragani "Ian", të cilin presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti "më vdekjeprurësi" në historinë e shtetit, goditi Floridën dhe mori mbi 100 jetë njerëzish.