Bota

SHBA, zjarri në New Jersey detyron mijëra njerëz të evakuohen

Zjarri "Jones Road" shpërtheu të martën në mëngjes në Zonën e Menaxhimit të Kafshëve të Egra "Greenwood Forest" dhe mbetet vetëm 10 për qind i vënë nën kontroll deri të martën mbrëma

Shpetim Hiseni  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
SHBA, zjarri në New Jersey detyron mijëra njerëz të evakuohen

Shkup

Një zjarr që po përhapet me shpejtësi pranë bregut të New Jerseyt në SHBA është rritur në 8.500 hektarë, duke shkaktuar evakuime masive, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në Ocean County, thanë zyrtarët të martën, transmeton Anadolu.

Zjarri "Jones Road" shpërtheu të martën në mëngjes në Zonën e Menaxhimit të Kafshëve të Egra "Greenwood Forest" pranë Barnegat Township dhe mbetet vetëm 10 për qind i vënë nën kontroll deri të martën mbrëma, sipas Shërbimit të Zjarrfikësve Pyjorë të New Jerseyt.

Flakët janë nxitur nga erërat e forta dhe kushtet e thata, duke kërcënuar mbi 1.300 struktura dhe duke detyruar 3.000 banorë të evakuohen.

Autoritetet kanë mbyllur një pjesë të "Garden State Parkway", një autostradë e rëndësishme në këtë shtet, pasi tymi i dendur ka ulur dukshmërinë dhe cilësinë e ajrit. Policia e Shtetit të New Jerseyt këshilloi drejtuesit e mjeteve që të shmangin zonën.

Zjarri tashmë ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme energjie, me mbi 26.000 klientë që kanë përjetuar mungesë të rrymës elektrike në Ocean County, siç raportohet nga PowerOutage.US.

Disa biznese në parkun industrial në Lacey Township janë dëmtuar ose shkatërruar, megjithëse nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërsa re të errëta të tymit mbuluan rajonin, zjarrfikësit vazhduan punën për të mbrojtur shtëpitë dhe strukturat e tjera, ndërsa zyrtarët lëshuan këshillë për shëndetin publik për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ajrit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın