Sibel Uğurlu
17 qershor 2019•Përditësim: 17 qershor 2019
Ministrat e Mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë, Hulusi Akar dhe Sergey Shoygu, në një bisedë telefonike kanë shkëmbyer pikëpamjet për masat e nevojshme për të siguruar paqen, stabilitetin dhe armëpushimin në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se shefat e mbrojtjes theksuan angazhimin e tyre për marrëveshjet e paqes në Astana dhe Soçi.
Akar dhe Shoygu po ashtu diskutuan çështjet rajonale të sigurisë.
Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord të kthejnë Idlibin në një zonë të de-militarizuar, pas një takimi në Soçi të Rusisë midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Ankaraja dhe Moska nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me anë të të cilit bën thirrje për stabilizimin e situatës në zonën e de-militarizuar të Idlibit, në të cilën veprimet e agresionit janë të ndaluara.
Siria ka mbetur e bllokuar në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit u përplas me protestat pro-demokratike.
Që atëherë, sipas shifrave të OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.