Bota

Shefi i diplomacisë polake: BE-ja duhet të përgatitet për orientimin strategjik të SHBA-së drejt Azisë

“Është detyra jonë t’u shpjegojmë partnerëve tanë amerikanë se për sa kohë që ne ndjejmë kërcënimin e Rusisë, ne nuk do të jemi në gjendje të angazhohemi plotësisht atje”, tha Sikorski, duke iu referuar Azisë

Jo Harper  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
Shefi i diplomacisë polake: BE-ja duhet të përgatitet për orientimin strategjik të SHBA-së drejt Azisë Foto: AA/Arkiv

Varshavë

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski, vendet evropiane duhet të përgatiten për një strategji të re të mbrojtjes së SHBA-së, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në muajin nëntor, transmeton Anadolu.

“Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përgatitet për një ndryshim në përgjegjësinë për mbrojtjen. SHBA-ja do të mbetet një partner strategjik i BE-së, por në të njëjtën kohë vendet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për shpenzimet e mbrojtjes”, tha Sikorski.

Sikorski, i cili foli për ‘Politico’, gjithashtu iu referua shqetësimeve në rritje midis aleatëve evropianë të Washingtonit pasi presidenti amerikan, Joe Biden, dha dorëheqje nga gara presidenciale.

“Ne, sigurisht, do të punojmë me çdo lider të zgjedhur në mënyrë demokratike të aleatit tonë më të madh. Jemi në kontakt me të dyja anët e spektrit politik. Është detyra jonë t’u shpjegojmë partnerëve tanë amerikanë se për sa kohë që ne ndjejmë kërcënimin e Rusisë, ne nuk do të jemi në gjendje të angazhohemi plotësisht atje”, tha Sikorski, duke iu referuar Azisë, ku vendet evropiane kanë shumë më pak forca të dislokuara sesa SHBA-ja.

Sipas ‘Politico’, aksi i SHBA-së drejt Azisë po bëhet një prirje më e thellë në politikën e jashtme të SHBA-së dhe ka qenë e vazhdueshme nën presidentët demokratë dhe republikanë.

Zyra e ministrit Sikorski përgatiti një dokument 5-faqesh mbi gjendjen e marrëdhënieve transatlantike, duke u bërë thirrje liderëve të BE-së që të përshtatin sjelljen e tyre me ndryshimin.

Më 22 korrik, Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së mbajti një takim në Bruksel, ku sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, temat kryesore ishin pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe situata në Lindjen e Mesme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.