Shefi i diplomacisë së BE-së bën thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahu të pranojë armëpushimin
“Ne duhet të bëjmë presion mbi qeverinë izraelite dhe të mbajmë presionin ndaj Hezbollahut për të pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim...”, tha Borrell
Bejrut
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve, transmeton Anadolu.
“Ne duhet të bëjmë presion mbi qeverinë izraelite dhe të mbajmë presionin ndaj Hezbollahut për të pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim. Në shtator, erdha dhe akoma shpresoja se mund të parandalonim një luftë të plotë të Izraelit që sulmonte Libanin. Dy muaj më vonë, Libani është në prag të kolapsit”, tha Borrell në një konferencë për media në Bejrut pas bisedimeve të tij me kryetarin e parlamentit libanez, Nabih Berri.
SHBA, aleati kryesor i Izraelit, po ndërmjetëson midis Izraelit dhe Libanit për të arritur një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund sulmeve mbi 1-vjeçare midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Borrell tha se BE-ja është gati të sigurojë 200 milionë euro për të forcuar ushtrinë libaneze.
Shefi i diplomacisë së BE-së gjithashtu u bëri thirrje liderëve libanezë që të përmbushin detyrat e tyre politike, duke filluar me zgjedhjen e një presidenti për t’i dhënë fund një vakumi 2-vjeçar të pushtetit në vend.
Parlamenti libanez nuk ka arritur të zgjedhë një president të ri që nga largimi i presidenti Michel Aoun në tetor të vitit 2022.
Izraeli ka përshkallëzuar sulmet ajrore në Liban kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke përshkallëzuar më tej luftën 1-vjeçare me grupin libanez që nga fillimi i luftës së Gazës tetorin e vitit të kaluar.
Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 3.600 viktima janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban, me më shumë se 15.300 të tjerë të plagosur dhe mbi 1 milion të zhvendosur që nga tetori i vitit të kaluar.
Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor të këtij viti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.