Mücahit Aydemir
02 shtator 2020•Përditësim: 02 shtator 2020
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell në kuadër të vizitës së tij në Libi, u takua me kreun e Parlamentit të Tobrukut, Aguila Saleh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Borrell në deklaratën nga rrjeti social tha se me Saleh është takuar në qytetin lindor të vendit, Al-Qubah.
Shefi i diplomacisë së BE-së, i cili zhvilloi takimin e fundit në këtë vizitë theksoi se kanë adresuar zgjidhjen paqësore të konflikteve në vend dhe vazhdimin e dialogut politik në kontekstin e Procesit të Berlinit.
"Unë mirëpres angazhimin e kryetarit për zbatimin e vendimit të armëpushimit dhe përfundimin e bllokadës së naftës", u shpreh Borrell.