Bota

Shefi i mbrojtjes turke takon homologun e tij saudit në Ankara

Shefat e mbrojtjes zhvilluan një takim midis dy delegacioneve, ku të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, Metin Gürak dhe zv/ministri i mbrojtjes, Bilal Durdali

Serdar Dincel  | 02.07.2024 - Përdıtësım : 02.07.2024
Shefi i mbrojtjes turke takon homologun e tij saudit në Ankara Foto: İsmail Aslandağ/AA

Ankara

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, ka takuar homologun e tij saudit, Khalid bin Salman Al Saud, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes, ministri turk priti homologun e tij saudit në Ankara me një ceremoni zyrtare.

Shefat e mbrojtjes zhvilluan një takim midis dy delegacioneve, ku të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, Metin Gürak dhe zv/ministri i mbrojtjes, Bilal Durdali.

Më herët, ministri saudit u prit në takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.