Shefi i NATO-s: Zelenskyy duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Trumpin
“Është e rëndësishme që presidenti Zelenskyy të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan dhe me ekipin e lartë udhëheqës amerikan”, tha Mark Rutte

Londër
LONDËR/ISTANBUL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të “gjejë një mënyrë” për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Në një intervistë për BBC, Rutte tha se ka folur dy herë në telefon me Zelenskyy pas përplasjes së tensionuar verbale midis tij dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Duke vënë në dukje se ai ka folur edhe me Trumpin përmes telefonit, Rutte tha se nuk është i autorizuar të thotë se çfarë është diskutuar gjatë bisedave.
Shefi i NATO-s tha se ai i ka thënë Zelenskyyt se “ajo që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani duhet të respektohet”.
Rutte tha se grindja e një dite më parë midis Trumpit dhe Zelenskyyt ishte “fatkeqe” dhe se ata duhej të riparojnë marrëdhëniet e tyre.
“Është e rëndësishme që presidenti Zelenskyy të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan dhe me ekipin e lartë udhëheqës amerikan”, tha Rutte.
Ai tha se e ka ngritur këtë çështje në bisedat telefonike me Zelenskyyn dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.
Rutte kujtoi gjithashtu se gjatë presidencës së parë të Trumpit, SHBA-ja miratoi shitjen e sistemit raketor antitank Javelin, i cili i mundësoi Ukrainës t’i përgjigjet Rusisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.