Bota

Shefi i politikës së jashtme të BE-së dënon sulmin izraelit që vrau dhjetëra palestinezë në veri të Gazës

"Pamjet nga Beit Lahia në Gaza janë tmerruese. Të paktën 100 njerëz janë vrarë në një tjetër sulm të IDF-së (ushtrisë izraelite)", tha Josep Borrell në X

Necva Taştan Sevinç  | 30.10.2024 - Përdıtësım : 31.10.2024
Shefi i politikës së jashtme të BE-së dënon sulmin izraelit që vrau dhjetëra palestinezë në veri të Gazës

Istanbul

Shefi i politikës së jashtme të BE-së dënoi vrasjen e civilëve palestinezë në Beit Lahia të Gazës veriore pas një sulmi të ushtrisë izraelite që raportohet se rezultoi në të paktën 100 viktima, transmeton Anadolu.

"Pamjet nga Beit Lahia në Gaza janë tmerruese. Të paktën 100 njerëz janë vrarë në një tjetër sulm të IDF-së (ushtrisë izraelite)", tha Josep Borrell në X.

"Ne nuk do të ndalemi së dënuari këtë dhe së bëri thirrje për përgjegjësi", tha ai, duke shtuar se parimet e proporcionalitetit dhe mbrojtjes së civilëve po "shpërfillen brutalisht".

Deklaratat e tij erdhën pasi Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 93 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në Beit Lahia të martën.

Më shumë se 43.000 palestinezë janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi luftën e tij kundër enklavës më 7 tetor 2023, ku shumica e të vdekurve kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 101.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi një vit pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese ndaj ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid kundër palestinezëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın