Bota

Shefi i politikës së jashtme të BE-së: Rusia ende sillet si perandori

“Rusia ende po sillet si një perandori dhe Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë. Në muajin shkurt të vitit 2022, kur ata filluar të bombardojnë Kievin, ne u zgjuam nga ky realitet i pakënaqur dhe u gjendëm keq të përgatitur

Serdar Dincel  | 10.07.2024 - Përdıtësım : 11.07.2024
Shefi i politikës së jashtme të BE-së: Rusia ende sillet si perandori Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se Rusia ende po sillet si një perandori, transmeton Anadolu.

Borrell ndodhet në Washington në kuadër të takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të NATO-s, vendeve partnere të tyre dhe BE-së. Samiti mbahet më 9-11 korrik, me rastin e 75-vjetorit të aleancës.

“Rusia ende po sillet si një perandori dhe Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë. Në muajin shkurt të vitit 2022, kur ata filluar të bombardojnë Kievin, ne u zgjuam nga ky realitet i pakënaqur dhe u gjendëm keq të përgatitur. E kuptuam se nuk ishin të përgatitur për t’u përballur me këtë sfidë. Po, historia rimon. 75 vjet më parë, Bashkimi Sovjetik u shfaq si një kërcënim për lirinë dhe demokracinë në Evropë dhe ne iu përgjigjëm me unitet dhe forcë. Dhe sot, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndjekim të njëjtën rrugë”, tha Borrell në një ngjarje të organizuar në margjinat e samitit të NATO-s

Duke theksuar se shpenzimet totale të mbrojtjes në Evropë janë rritur me 30 për qind në tre vitet e fundit, Borrell tha se ato “do të arrijnë pothuajse të gjitha së bashku mesatarisht në 2 për qind (të PBB-së së BE-së)”.

“Nuk mjafton, por është shumë më mirë dhe po rritet”, tha ai.

Borrell gjithashtu theksoi se është një “çështje e përgjegjësisë strategjike”, duke shtuar më tej se “duhet të përmirësojmë kapacitetin e ushtrive tona, të mbrojtjes sonë, në mënyrë që të jemi në gjendje të mbrohemi”.

“Jo si alternativë ndaj NATO-s, nuk ka alternativë ndaj NATO-s për mbrojtjen territoriale të Evropës, por për ta bërë NATO-n më të fortë dhe për të ndarë barrën”, theksoi ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së theksoi se blloku evropian fillon t’i kushtojë më shumë rëndësi rritjes së investimeve në mbrojtje pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë.

“Nëse lejojmë Rusinë e Putin-it ta kthejë Ukrainën në një Bjellorusi të dytë dhe të vendosë një ‘qeveri kukull’ në Kiev, ne do të paguajmë një çmim shumë më të lartë më vonë. Që Ukraina të mbizotërojë është ekzistenciale. Kjo është një kërkesë për sigurinë tonë”, tha Borrell.

Ai më tej tha se do të hapin një zyrë inovacioni të BE-së në Kiev.

Duke iu referuar vizitës së fundit në Moskë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, pasi Hungaria mori presidencën e rradhës së BE-së që nga 1 korriku, Borrell tha se, “Unë e di që dikush thotë se ai po kërkon paqe. Epo, të gjithë ne duam paqe dhe në veçanti ukrainasit duan paqen më shumë se kushdo tjetër”.

"Por çfarë lloj paqeje? Nëse ndalojmë së mbështeturi Ukrainën, lufta do të përfundojë shumë shpejt. Lufta do të ndalet, po. Por si? Cili do të jetë rezultati i kësaj historie nëse Ukraina duhet të dorëzohet? Putin nuk do të ndalet në Kiev", shtoi ai.

Duke theksuar se ishte Putin-i ai që filloi luftën, Borrell tha se “kërkimi i paqes nuk na bën të harrojmë se ekziston një agresor”.

“Po, ne duam paqe, si jo? Por vetëm një paqe që respekton sovranitetin e Ukrainës dhe siguron garanci sigurie. Vetëm kjo do të ishte një paqe e vërtetë. Paqja është diçka më shumë se mungesa e luftës. Çdo gjë tjetër, një armëpushim, vetëm do të lejojë Rusinë të riarmatoset dhe të sulmojë përsëri”, tha Borrell.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın