Politikë, Bota

Shefi i politikës së jashtme të BE-së shpreson në rihapjen e dialogut me Türkiyen

"Türkiye është një vend kandidat dhe do të vazhdojë të jetë i tillë", tha Josep Borrell

Aysu Biçer  | 30.08.2024 - Përdıtësım : 01.09.2024
Shefi i politikës së jashtme të BE-së shpreson në rihapjen e dialogut me Türkiyen

Londër

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, tha se shpreson për rihapjen e dialogut midis bllokut dhe Türkiyes pas takimit të rëndësishëm të së enjtes në Bruksel, raporton Anadolu.

Në takim, i cili shënoi herën e parë pas pesë vjetësh ku u ftua një ministër i jashtëm turk, pati diskutime të gjera midis Borrellit dhe ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, me një fokus të veçantë në çështjen e Qipros dhe sfidat më të gjera gjeopolitike.

Borrell shprehu shpresën se ky angazhim mund të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes së çështjeve të vjetra dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai ripohoi statusin e Türkiyes si një vend kandidat për në BE dhe theksoi rëndësinë e ecjes përpara të dialogut konstruktiv.

Pas takimit, Borrell shprehu optimizëm se ky angazhim mund të shërbejë si një katalizator për rigjallërimin e procesit të dialogut mes dy palëve.

"Le të shpresojmë që kjo ftesë për ministrin e Jashtëm turk në takimin tonë do të jetë hapi i parë për të rifilluar një proces dialogu për të kërkuar një zgjidhje për të gjitha problemet, por në veçanti për atë të Qipros", tha ai.

Megjithë tonin pozitiv të diskutimeve, Borrell tha se nuk është caktuar një afat specifik për avancimin e procesit të anëtarësimit të Türkiyes në BE.

Megjithatë, ai ripohoi se "Türkiye është një vend kandidat dhe do të vazhdojë të jetë i tillë", duke treguar gatishmërinë e BE-së për ta mbajtur hapur derën për negociatat e ardhshme.

Fidan, në fjalën e tij pas takimit, theksoi angazhimin e Türkiyes për të çuar përpara një agjendë pozitive në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Ai theksoi gjithashtu se përparimi mund të arrihet në mënyrë më efektive nëpërmjet një qasjeje konstruktive nga BE-ja, një qasje që nuk varet vetëm nga zgjidhja e çështjes së Qipros.

Fidan theksoi përfitimet reciproke të një qasjeje të tillë, duke sugjeruar se kjo do t’u shërbente interesave të përbashkëta të të dyja palëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın