Sayed Khodaberdi Sadat
20 Mars 2018•Përditësim: 20 Mars 2018
KABUL (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve, gjenerali Joseph Dunford arriti në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, për të zhvilluar takime zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, ka pritur në rezidencën presidenciale gjeneralin Dunford dhe delegacionin që e shoqëronte.
Në një fjalim Gani ka ripërsëritur se shteti i Afganistanit është i gatshëm për të zhvilluar bisedime të paqes me talebanët.
Duke vënë në dukje se talbanët nuk do të përballen me ndonjë gjykim nëse kontribuojnë duke iu bashkuar paqes, Gani nënvizoi se me luftë nuk do të arrijnë ndonjë rezultat.
Ndërsa Dunford ka theksuar se SHBA është serioze për të vënë në zbatim strategjinë e re të saj për Afganistanin.
Dunford, është shprehur gjithashtu se SHBA si një partner strategjik i përhershëm do të vazhdojë mbështetjen e saj për Afganistanin dhe se mbështesin edhe procesin e paqes.
Kujtojmë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, një javë më parë zhvilloi një vizitë surprizë në Kabul.