Bota

Shefja e Shërbimit Sekret jep dorëheqje për dështimet e sigurisë në atentatin e Trump-it

Cheatle u kritikua nga ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve dje gjatë një seance dëgjimore dhe u përball me kërkesa nga disa anëtarë për të dhënë dorëheqje

Servet Günerigök  | 23.07.2024 - Përdıtësım : 23.07.2024
Shefja e Shërbimit Sekret jep dorëheqje për dështimet e sigurisë në atentatin e Trump-it Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle, ka dhënë dorëheqje pas presionit nga ligjvënësit për dështimet e sigurisë gjatë atentatit të ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime, CNN tha se Cheatle dha dorëheqjen e saj mes shqyrtimit të gabimeve të sigurisë në lidhje me atentatin e 13 korrikut.

Cheatle u kritikua nga ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve dje gjatë një seance dëgjimore dhe u përball me kërkesa nga disa anëtarë për të dhënë dorëheqje.

Gjatë seancës, Cheatle atentatin e quajti “dështim më kuptimplotë operacional” i Shërbimit Sekret.

Ajo tha se misioni i agjencisë është të mbrojë liderët amerikanë, duke shtuar se, “Më 13, dështuam. Si drejtore e Shërbimit Sekret të SHBA-së, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo mungesë sigurie të agjencisë sonë”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Cheatle “rrezikoi jetën e saj për të mbrojtur kombin tonë gjatë gjithë karrierës së saj në Shërbimin Sekret të SHBA-së”.

“Si lider, duhet nder, guxim dhe integritet i jashtëzakonshëm për të marrë përgjegjësinë e plotë për një organizatë të ngarkuar me një nga punët më sfiduese në shërbimin publik”, tha Biden në një deklaratë.

Ai theksoi se një rishikim i pavarur për të arritur në fund të asaj që ndodhi më 13 korrik vazhdon, duke shtuar se “mezi pres të vlerësoj përfundimet e tij”.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi atë ditë nuk mund të ndodh më kurrë. Derisa ne ecim përpara, i uroj Kim-it gjithë të mirat dhe do të planifikoj të emëroj një drejtor të ri së shpejti”, tha presidenti amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.