Bota

Shiu dhe moti i ftohtë në Gaza ndikojnë negativisht te palestinezët e zhvendosur

Palestinezët vazhdojnë jetesën në tenda të ngritura mes rrënojave, në mot të ftohtë dhe kushte të vështira jetese

Ekip  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Shiu dhe moti i ftohtë në Gaza ndikojnë negativisht te palestinezët e zhvendosur

Khan Younis

Shiu dhe moti i ftohtë që janë efektiv në Gaza kanë ndikuan negativisht tek palestinezët e zhvendosur, transmeton Anadolu.

Për shkak të shiut, tendat në Khan Younis janë lagur ndërsa nëpër rrugë janë krijuar pellgje uji.

Në Khan Younis, palestinezët përpiqen të ngrohen duke ndezur zjarr në tendat ku jetojnë.

Palestinezët vazhdojnë jetesën në tenda të ngritura mes rrënojave, në mot të ftohtë dhe kushte të vështira jetese. Shumë banorë të Gazës jetojnë në tenda si pasojë e sulmeve izraelite që filluan nga 7 tetori 2023 dhe që kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Rripin e Gazës.

Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave, më shumë se 300 mijë struktura janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në Gaza që nga fillimi i sulmeve në tetor 2023.

Mbi 48 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 111 mijë të tjerë janë plagosur në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın