Shkencëtarët zbuluan se një lloj krimbi mund të konsumojë plastikë
Krimbat që u ushqyen me polistirenin i cili përdoret në industrinë e plastikës, është vëzhguar se gjatë kësaj periudhe kanë mbijetuar dhe kanë shtuar peshë
Ankara
Shkencëtarët australianë zbuluan se një lloj i krimbit është në gjendje të tretë polisterinin, një materie e përdorur shpeshherë në industrinë plastikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në uebfaqen "Science Daily", hulumtuesit e degës së Shkencave Biologjike Molekulare pranë Universitetit Queensland, vunë në pah se lloji i krimbit "Zophobas morio" falë një enzimi në zorrë, mund të konsumojë polistirenin.
Dr. Chris Rinke që zhvillon studimin, bashkë me ekipin e tij, gjatë 3 jave ushqyen krimbat me produkte të llojeve të ndryshme.
Krimbat që u ushqyen me polistirenin i cili përdoret në industrinë e plastikës, është vëzhguar se gjatë kësaj periudhe kanë mbijetuar dhe kanë shtuar peshë.
Pas studimit metagenomik, u zbulua se krimbat mund të tretin plastikën falë një enzime të sekretuar nga bakteret në zorrët e tyre.
Shkencëtarët theksuan se do të avancojnë studimet e tyre rreth enzimit, duke ndarë mendimin se krimbat mund të luajnë një rol kyç në riciklimin e mbetjeve plastike.
Studimi u publikua në revistën "Microbial Genomics".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.