Shkencëtarët zbulojnë trup qiellor në sistemin diellor
Detajet e zbulimit të realizuar nga shkencëtarët e Institutit Max Planck në Gjermani me ndihmën e Teleskopit Hapësinor Hubble janë publikuar në revistën "Nature"
Ankara
ANKARA (AA) - Në brezin asteroidal mes Marsit dhe Jupiterit në sistemin diellor janë zbuluar dy trupa qiellorë që orbitojnë njëri-tjetrin, raporton Anadolu Agency (AA).
Detajet e zbulimit të realizuar nga shkencëtarët e Institutit Max Planck në Gjermani me ndihmën e Teleskopit Hapësinor Hubble janë publikuar në revistën "Nature".
Siç theksohet, dy asteroidët me karakteristika të kometave dhe masë dhe madhësi të njëjtë sillen në orbitë rreth njëri-tjetrit në distancë prej 100 kilometrash.
Çifti i asteroideve është emëruar "288P".
Po ashtu thuhet se 288P është çifti i parë asteroidal që klasifikohen edhe si kometë.
Shkencëtarët supozojnë se sistemi binar asteroidal ekziston vetëm prej pesë mijë vitesh.