Bota

Shkon në mbi 800 numri i izraelitëve të vdekur nga sulmet e kryera nga Rripi i Gazës

Të paktën 800 izraelitë kanë vdekur si pasojë e sulmit të emërtuar "Tufani i Aksasë", të nisur nga krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nga Rripi i bllokuar i Gazës drejt Izraelit, tha media izraelite

Zeynep Tüfekçi Gülay  | 09.10.2023 - Përdıtësım : 09.10.2023
Shkon në mbi 800 numri i izraelitëve të vdekur nga sulmet e kryera nga Rripi i Gazës

Istanbul

Numri i viktimave izraelite nga sulmet e kryera nga Rripi i bllokuar i Gazës ka shkuar në mbi 800, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Transmetuesit Publik Izraelit, KAN, të paktën 800 izraelitë kanë vdekur si pasojë e sulmit të emërtuar "Tufani i Aksasë", të nisur nga krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, nga Rripi i bllokuar i Gazës drejt Izraelit.

Gjithashtu në lajm u njoftua se numri i të plagosurve izraelitë në sulm është 2.400.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın