Ekip
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
DORTMUND (AA) – Policia gjermane ka konfirmuar se një person është lënduar gjatë shpërthimit që ndodhi në afërsi të autobusit në të cilin gjendeshin lojtarët e klubit gjerman Borussia Dortmund , raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ky klub gjerman përmes rrjetit social Twitter u konfirmua se shpërthimi ndodhi afër stadiumit të Dortmundit, ku sonte duhej të zhvillohej ndeshja e çerekfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sipas informacioneve jozyrtare, është lënduar lojtari spanjoll Marc Bartra.
Ai ka marrë lëndime në dorë dhe është transferuar në spital. Ndeshja për arsye sigurie është anuluar për nesër.