Bota

Shpërthim masiv në një pikë karburanti në Republikën Çeçene, mes viktimave 2 fëmijë

Ministria e Situatave të Emergjencave e Republikës Çeçene ka ndarë pamjet e regjistruara nga kamera e një zjarrfikësi që tregon shpërthimin dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit në një pikë karburanti në Grozny

Ekip  | 15.10.2024 - Përdıtësım : 15.10.2024
Shpërthim masiv në një pikë karburanti në Republikën Çeçene, mes viktimave 2 fëmijë Foto: AA/Arkiv

Grozny

Një shpërthim fatal ka ndodhur në një pikë karburanti në kryeqytetin e Republikës Çeçene, Gronzy, duke marrë jetë njerëzish, mes të cilëve edhe fëmijë, transmeton Anadolu.

Ministria e Situatave të Emergjencave e Republikës Çeçene ka ndarë pamjet e regjistruara nga kamera e një zjarrfikësi që tregon shpërthimin dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit në një pikë karburanti në Grozny.

Sipas të dhënave të ministrisë çeçene, si pasojë e shpërthimit që ndodhi në pikën e karburantit gjatë ditës së sotme, jetën e kanë humbur të paktën katër persona, mes të cilëve dy fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.