Murat Karadağ
19 Prill 2023•Përditësim: 22 Prill 2023
Vullkani Semeru në rajonin e Java-s Lindore të Indonezisë ka filluar të nxjerrë hi, transmeton Anadolu.
Zyrtari i Stacionit për Monitorimin e Vullkanit Semeru, Sigit Rian Alfian në një deklaratë tha se vullkani në të cilin sot janë regjistruar 16 shpërthime, ka filluar të lëshojë hirin e ngrohtë në sasi intensive, kryesisht në drejtimin verilindje.
"Shpërthimi i parë ndodhi në mëngjes në orën 07:10 dhe shpërthimi i dytë në orën 08:40. Secili nga shpërthimet vazhdoi mes 81 deri në 110 sekonda", deklaroi Alfian.
Për shkak të lëvizjeve në Semeru, autoritetet paralajmëruan banorët që të jenë të kujdesshëm dhe se zona që vullkani ka ndikuar është 13 kilometra në verilindje ku lëvizjet janë intensive dhe 5 kilometra në rajonet e tjera.
Në vullkanin në fjalë në shpërthimet e ndodhura në dhjetor 2021 humbën jetën 34 persona.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", janë aktivë rreth 130 vullkane.