Bilal Güler,Sayed Khodaiberdi Sadat
23 dhjetor 2021•Përditësim: 23 dhjetor 2021
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot para Drejtorisë së pasaportave në qendër të Kabulit, kryeqytet i Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria e Policisë së Kabulit tha se një automjet shpërtheu para ndërtesës. Në njoftim thuhet se në vendin e incidentit nuk ka viktima.
Ministria e Brendshme tha se forcat afgane kanë neutralizuar një sulmues që u përpoq të hynte në ndërtesën e Drejtorisë së pasaportave.
Drejtoria e pasaportave në Kabul u lëshon dokumente anëtarëve të lëvizjes talebane të enjten dhe pjesa më e madhe e ditës është e mbushur me njerëz.