Shpërthim i fuqishëm në vullkanin Poas të Kosta Rikës
Vullkani Poas në Kosta Rikë, shtet i Amerikës Qendrore, shpërtheu të hënën duke hedhur hi dhe gaz në lartësi prej 2.000 metrash mbi kraterin e tij

Shkup
Vullkani Poas në Kosta Rikë, shtet i Amerikës Qendrore, shpërtheu të hënën duke hedhur hi dhe gaz në lartësi prej 2.000 metrash mbi kraterin e tij, gjë që sipas zyrtarëve u komentua të ishte shpërthimi më intensiv i vitit, raporton Anadolu.
Observatori Vullkanologjik dhe Sizmologjik i Kosta Rikës (OVSICORI) raportoi se shpërthimi zgjati 10 minuta. Rënie të hirit u raportuan në shumë vendbanime si Zarcero, Grecia, Alajuela, Heredia dhe San Jose, pasi erërat shtynë grimcat në jugperëndim.
OVSICORI paralajmëroi rritje të aktivitetit sizmik dhe emetime të larta të dioksidit të squfurit, mbi 600 tonë në ditë, duke sinjalizuar mundësinë e shpërthimeve të mëtejshme.
Vullkanologu Geoffroy Avard tha se aktiviteti i vullkanit mobilizohet nga liqeni i kraterit acidik të vullkanit, Laguna Caliente.
Komisioni Kombëtar i Emergjencave (CNE) e mbajti Parkun Kombëtar Poas nën alarm portokalli, duke e mbajtur të mbyllur që nga 28 marsi. Një alarm i gjelbër mbetet në fuqi për kantonet aty pranë.
Banorët u këshilluan të mbanin maska N95 dhe të qëndronin brenda për të shmangur rreziqet shëndetësore.
Autoritetet përsëritën paralajmërimet kundër hyrjes së paligjshme pranë kraterit, duke përmendur terrenin e paqëndrueshëm dhe gazrat toksikë. Ambasada e SHBA-së në San Jose këshilloi shmangien e zonës derisa kushtet të përmirësohen.