Nuray Tunçay
19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
PESHAWAR (AA) – Të paktën dhjetë persona e kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në Peshawar në veriperëndim të Pakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë zyrtarët lokalë, deri tek shpërthimi ka ardhur në një pikë kontrolluese në rajonin Jamrud, sipas të dhënave preliminare dhjetë persona kanë humbur jetën. Po ashtu, dhjetëra të tjerë janë të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i automjeteve të ndihmës së shpejtë, ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalet e afërta. Në rrjedhë është hetimi për shkaqet e shpërthimit ndonëse dyshohet se për sulm vetëvrasës.