Fatma Esma Arslan
16 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
PARIS (AA) - Në shpërthim që ndodhi në një ndërtesë në qytetin Dijon në pjesën qendrore të Francës u plagosën 9 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime gjyqësore, në shpërthimin për të cilin mendohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një pozicion në afërsi të stacionit hekurudhor në Dijon, u plagosën 9 persona prej të cilëve njëri është në gjendje kritike.
Njoftohet se 8 persona të plagosur nga shpërthimi janë evakuuar, ndërsa personi i nëntë ende është nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi.
Ekipet e zjarrëfikësve vazhdojnë punimet e tyre për të shpëtuar personin në fjalë.
Ndërkohë bëhet e ditur se ka nisur një hetim në lidhje me shpërthimin.