Bota

Shqipëri, shënohet 110-vjetori i Fitores së Çanakalasë

Në monumentin "Hasan Riza Pasha" në qytetin e Shkodrës u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke dhe shqiptare, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të tjera

Fatjon Cuka  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Shqipëri, shënohet 110-vjetori i Fitores së Çanakalasë Foto: Ergys Kavaja / AA

Shkodër

Në qytetin e Shkodrës janë organizuar aktivitete me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë, raporton Anadolu.

Fillimisht u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule në monumentin "Hasan Riza Pasha", ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, atasheu ushtarak i Türkiyes në Shqipëri, kolonel Tolga Kip, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë, Mustafa Ata, koordinatori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, ambasadori Atay tha se fryma e Çanakalasë që është sipas tij një epope e sakrificës së madhe, heroizmit, guximit dhe dëshmisë se një komb mund të qëndrojë i palëkundur kundër gjithë botës kur është e nevojshme, vazhdon të hedhë dritë mbi të ardhmen.

"Fitorja e Çanakalasë e cila është rezultati i vullnetit dhe vendosmërisë së kombit turk për të mbrojtur atdheun dhe ekzistencën e tij në Anadoll ka qenë një nga pikat kthesë të historisë sonë. Me luftën tonë të pavarësisë dhe krijimin e Republikës sonë, kombi ynë i ka deklaruar mbarë botës se nuk mund t'i nënshtrohet pushtimeve, vështirësive dhe se do të ruaj unitetin dhe integritetin e tij në të gjitha rrethanat", tha Atay.

Ambasadori Atay theksoi se do të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri të paepur për të mbrojtur interesat e kombit turk.

"Këtë javë festohet përvjetori i miratimit të himnit tonë kombëtar. Himni kombëtar është mishërim i ngritjes së kombit turk me vendosmëri dhe guxim përballë armikut në kohë të vështira. Personaliteti intelektual dhe trashëgimia letrare e poetit tonë kombëtar Mehmet Akif Ersoy, një nga simbolet e miqësisë e rrënjosur thellë turko-shqiptare është krenari për të dy kombet", tha Atay.

Në kuadër të aktiviteteve për 18 Marsin, në Kinema "Republika" Shkodër u shfaq filmi "Letra e Fundit".

Aktivitetet u organizuan nga Institutit "Yunus Emre" - Shkodër, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Türkiyes në Tiranë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın