Bota

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi për jetën dhe veprat e shkrimtarit Necip Fazıl Kısakürek

Bashkëbisedimi me temë “Necip Fazıl ndërmjet brezave-nga tradita tek e ardhmja”, për jetën, personalitetin letrar dhe veprat e autorit turk Necip Fazıl Kısakürek, u organizua nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë.

Fatjon Cuka  | 14.11.2024 - Përdıtësım : 14.11.2024
Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi për jetën dhe veprat e shkrimtarit Necip Fazıl Kısakürek Foto: Olsi Shehu/AA

Albania

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë ka organizuar bashkëbisedimin me temë “Necip Fazıl ndërmjet brezave-nga tradita tek e ardhmja”, për jetën, personalitetin letrar dhe veprat e autorit turk Necip Fazıl Kısakürek, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të organizatave, studentë, nxënës dhe të ftuar të tjerë.

Në hapje të aktivitetit, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, foli në lidhje me zyrat dhe aktivitetet e Institutit "Yunus Emre" në Shqipëri dhe botë.

"Qëllimi kryesor i institutit është mësimdhënia e gjuhës turke, por dhe prezantimi dhe promovimi i Türkiyes në fushën e artit, kulturës dhe historisë", tha Sakoğlu.

Sakoğlu theksoi se programi i sotëm ka të bëjë me jetën, personalitetin letrar dhe veprat e shkrimtarit të shquar Necip Fazıl Kısakürek.

I ftuar në bashkëbisedim ishte drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Büyük Doğu” (Lindja e Madhe), Emrah Kısakürek, i cili në fjalën e tij u fokusua në personalitetin letrar të shkrimtarit Necip Fazıl Kısakürek, ndërkohë që iu përgjigj edhe pyetjeve të pranishmeve.

Në një deklaratë për Anadolu, Emrah Kısakürek u shpreh se zgjodhën temën në fjalë për bashkëbisedim pasi duan të kuptojnë nëse vazhdon tradita e Necip Fazıl dhe po ashtu nëse vazhdon, sipas tij, a do të jenë në gjendje që këtë t'ia përcjellin dhe brezave të ardhshëm.

"Duke pasur parasysh që Shtëpia Botuese 'Fan Noli' ka përkthyer (në shqip) katër nga veprat e tij, ne zhvilluam një aktivitet të tillë edhe në bashkëpunim me Institutin 'Yunus Emre', pikërisht për të shpalosur rëndësinë, veprat, personalitetin letrar dhe jetën e shkrimtarit të shquar", tha ai.

Kısakürek shtoi se duke pasur parasysh edhe interesin e nxënësve që mësojnë turqishten, por dhe kursantëve që frekuentojnë Institutin “Yunus Emre” në Shqipëri, dëshironin që t'i përgjigjeshin pyetjeve të tyre në lidhje me figurën e shkrimtarit Necip Fazıl Kısakürek.

Aktiviteti u organizua në kuadër të edicionit të 27-të të Panairit të Librit që po mbahet në Tiranë në datat 13-17 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın