Bota

Shtëpia e Bardhë ndërron faqen COVID me faqen e teorisë së rrjedhjes në laborator

Dikur një qendër për burimet e COVID-19 si informacioni për vaksinat dhe qasja në testim, tani faqja ri-drejton përdoruesit në një raporti që arriti në përfundimin se pandemia me shumë gjasë filloi për shkak të një "aksidenti laboratorik”

Beril Çanakcı  | 19.04.2025 - Përdıtësım : 19.04.2025
Shtëpia e Bardhë ndërron faqen COVID me faqen e teorisë së rrjedhjes në laborator

Istanbul

Administrata e presidentit Donald Trump ka zëvendësuar faqen e internetit covid.gc me një platformë që përqendrohet në teorinë se koronavirusi e kishte origjinën nga një laborator në Wuhan të Kinës, transmeton Anadolu.

Dikur një qendër për burimet e COVID-19 si informacioni për vaksinat, qasja në testim dhe mbështetja e gjatë për virusin, tani faqja ri-drejton përdoruesit në një faqe të Shtëpisë së Bardhë që i referohet një raporti të dhjetorit nga Nënkomiteti i Përzgjedhur i Shtëpisë së udhëhequr nga Republikanët për pandeminë e koronavirusit.

Raporti arriti në përfundimin se pandemia me shumë gjasë filloi për shkak të një "aksidenti laboratorik ose të lidhur me kërkimin".

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kaelan Dorr, për NBC News tha se ndryshimi pasqyron angazhimin e administratës së Trumpit për transparencë.

"Në dallim nga administrata e mëparshme, ne do të jemi administrata më transparente në historinë e SHBA", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın