Hakan Çopur
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se marrëveshja për programin bërthamor me Iranin që në fillim është bërë mbi shprehje dhe pretendime të gabuara dhe se Irani nuk është treguar i sinqertë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Problemi themelor i marrëveshjes (nukleare me Iranin) është ndërtimi plotësisht mbi pretendime të gabuara. Irani ka gënjyer që në fillim. Ata janë aktorët që nuk kanë qenë të sinqertë, dhe në këtë mënyrë marrëveshja u krye mbi gjëra jo të drejta. Dhe ne tani kemi një problem të madh në lidhje me këtë", tha Sanders, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me marrëveshjen për programin bërthamor me Iranin.
"Kapaciteti bërthamor ishte në nivel më të përparuar"
Duke mbrojtur idenë se kapaciteti bërthamor i Iranit në përudhën kur u bë marrëveshja ka qenë në një nivel më të përparuar, Sanders tha se "Nëse marrëveshja vazhdon me situatën aktuale, brenda shtatë vjetësh, Irani do të arrijë një nivel shumë më të lartë".
Ndër të tjera Sander ka theksuar se gabimi më i madh i SHBA-ve është nënshkrimi i një marrëveshje të tillë që në fillim, dhe se administrata e Trumpit po bën përpjekje që të rregullojë këtë gabim.
Më tej Sander po ashtu ka njoftuar se Izraeli fillimisht është konsultuar me qeverinë amerikane në lidhje me dokumentet që njoftoi të hënën në mbrëmje, ku kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendoi se inteligjenca izraelite kishte siguruar prova se Irani po punon mbi një program sekret për të prodhuar armë bërthamore.