Bota, Shëndetësi

Shtëpia e Bardhë: Joe Biden rezulton pozitiv me COVID-19

Presidenti Biden u testua pas aktivitetit në Las Vegas dhe testi i tij COVID-19 rezultoi pozitiv

Şerife Çetin  | 18.07.2024 - Përdıtësım : 18.07.2024
Shtëpia e Bardhë: Joe Biden rezulton pozitiv me COVID-19

New York

Shtëpia e Bardhë njoftoi se testi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Biden.

Në deklaratë u theksua se Biden ka vaksinën e COVID-19 dhe për këtë arsye shfaqte simptoma të buta, ndërsa izolimi i presidentit do të bëhet në Delaware.

Më tej në deklaratë thuhet se Biden u testua pas aktivitetit në Las Vegas dhe testi i tij COVID-19 rezultoi pozitiv.

Biden, sipas deklaratës, do të vazhdojë detyrat e tij në Delaware, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të ndajë shpesh gjendjen e përditësuar të presidentit.

Në deklaratë gjithashtu mori pjesë edhe shënimi i mjekut të Bidenit.

Në shënim thuhet se presidenti erdhi me simptoma të infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndërsa ethet dhe pulsi i tij ishin normale.

Më tej theksohet se Bidenit i është dhënë "Paxlovid".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın