Shtëpia e Bardhë: Trump mbështet plotësisht Izraelin pas rifillimit të sulmeve në Gaza
Leavitt fajësoi Hamasin për vendimin e Izraelit për të rifilluar ofensivën e tij pas një armëpushimi të arritur që zgjati afër dy muaj, duke theksuar se Trump e ka bërë “shumë të qartë” se ai dëshiron që “të gjitha ata pengje të kthehen në shtëpi”

Washington DC
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “mbështet plotësisht Izraelin”, pasi Tel Avivi rifilloi sulmet në Rripin e Gazës së rrethuar, me një numër në rritje të vdekjeve, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, vazhdoi të fajësoi Hamasin për vendimin e Izraelit për të rifilluar ofensivën e tij pas një armëpushimi të arritur që zgjati afër dy muaj, duke theksuar se Trump e ka bërë “shumë të qartë” se ai dëshiron që “të gjitha ata pengje të kthehen në shtëpi”.
"Dhe, ai mbështet plotësisht Izraelin dhe IDF-në dhe veprimet që ata kanë ndërmarrë ditët e fundit”, tha Leavitt.
Të paktën 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 të tjerë janë plagosur në një fushatë të papritur ajrore në Gaza që Izraeli e filloi të martën, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.
Pothuajse 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur në fushatën brutale ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.