Abdulselam Durdak
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
FRANKFURT (AA) - Sipas sondazhit të realizuar nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), 80 përqind e gjermanëve mendojnë se është e drejtë që njerëzve që largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës të iu jepet e drejta për azil në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
DIW Berlin ka publikuar rezultatet e anketës në lidhje me qasjen e popullit gjerman për refugjatët.
Sipas sondazhit, dy të tretat e pjesëmarrësve në anketim mbështesin opsionin e pranimit të refugjatëve në kuadër të Konventës 1951 për Refugjatët. Ndërkohë kjo mbështetje tregon ndryshime sipas arsyeve të azilit.
Sipas anketës vihet në dukje se 80 përqind e pjesëmarrësve kanë treguar një qasje që njerëzve që largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës të iu jepet e drejta për azil në Gjermani.
Gjithashtu në anketë theksohet se 55 përqind të pjesëmarrësve në anketim shprehen se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre pasi situatat të normalizohen.