Bota

Si rezultat i sulmeve izraelite, popullsia e palestinezëve në Gaza u ul me 6 për qind

Popullsia e Rripit të Gazës është ulur me 6 për qind, duke shënuar rënie për 160 mijë njerëz

Qais Omar Darwesh Omar, Halime Afra Aksoy  | 31.12.2024 - Përdıtësım : 01.01.2025
Si rezultat i sulmeve izraelite, popullsia e palestinezëve në Gaza u ul me 6 për qind

Ramallah

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave, e administratës palestineze, raportoi se popullsia palestineze në Rripin e Gazës u ul me 6 për qind nga gjenocidi i nisur nga Izraeli më 7 tetor 2023, deri në fund të 2024, transmeton Anadolu.

Kryetarja e Byrosë, Ola Awad, në deklaratën e saj tha se 45.484 palestinezë kanë humbur jetën deri më tani në sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023 dhe rreth 100 mijë palestinezë janë larguar nga rajoni.

Nga ata që humbën jetën, 17.581 ishin fëmijë dhe 12.048 gra, tha ajo, duke shtuar se 108.090 persona kanë mbetur të plagosur dhe rreth 11 mijë të zhdukur.

Awad vuri në dukje se popullsia e palestinezëve është 5,5 milion, duke përfshirë 3.4 milion njerëz në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Duke thënë se popullsia e Rripit të Gazës është ulur me 6 për qind, Awad tha se popullsia është ulur me 160 mijë njerëz në 2,1 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın