Ahmet Karaahmet,Mehmet Alaca
03 Shkurt 2022•Përditësim: 03 Shkurt 2022
Të paktën 13 persona janë vrarë në një operacion të kryer nga forcat amerikane herët në mëngjes në provincën Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni i mbështetur nga një avion luftarak F-16 dhe një helikopter kishte në shënjestër një individ që dyshohet se ishte i lidhur me grupin terrorist DEASH.
Një lëshim nga ajri u nis në orën 01:20 pas mesnate nga helikopteri në një shtëpi pranë fshatit Atme.
Një banor i fshatit, i cili dëshiroi të mbetet anonim, në një deklaratë për AA tha se "Rreth orës 00:30 vinte një zë nga jashtë. Mendova se ndodhi përmbytje. Kur dola jashtë helikopterë silleshin përreth, njëri nga helikopterët me ndihmën e megafonit thërriste".
Sipas tij, ushtarët amerikanë për një kohë kanë bërë thirrje "për t'u dorëzuar". "Mendoj se filluan të hapin zjarr pasi menduan se një automjet erdhi në ndihmë. U dëmtuan edhe shtëpitë përreth", tha dëshmitari.
Ekipet e mbrojtjes civile, që po punonin në rrënojat e shtëpive, bastisja mori jetën e 13 personave, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.
Burime të sigurisë për AA thanë se trupat amerikane u larguan nga vendi me një të mbijetuar që e morën me vete.
Në pamjet mund të shihet se disa mure dhe tavane të shtëpisë janë shembur nga bombat e hedhura gjatë bastisjes, kuzhina është djegur, të gjitha orenditë janë shkatërruar dhe janë vërejtur gjurmë gjaku në dysheme.
Gjithashtu në pamje shihen mbetjet e municioneve të përdorura nga ushtarët amerikanë.
Sipas burimeve lokale, operacioni mund të ketë shënjestruar një nga krerët më të kërkuar të grupit terrorist DEASH.
Duke komentuar operacionin, sekretari i për media i Pentagonit, John Kirby, shkurtimisht tha se operacioni ishte i suksesshëm. Ai tha se nuk ka pasur viktima nga pala amerikane dhe se informacione të mëtejshme do të ndahen kur të jenë në dispozicion.
Kirby nuk pranoi të japë ndonjë detaj në lidhje me emrin ose grupin e shënjestruar.
Në tetor të vitit 2019, SHBA njoftoi se lideri i DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra në një operacion të ngjashëm në Idlib.