Mohammad Sıo
16 Prill 2026•Përditësim: 16 Prill 2026
Autoritetet siriane kanë arrestuar një celulë të lidhur me grupin terrorist ISIS (DEASH) gjatë një operacioni të përbashkët sigurie në lindje të Halepit, tha sot një burim në Ministrinë e Brendshme për agjencinë e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Operacioni është kryer në koordinim midis Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës, duke çuar në ndalimin e disa të dyshuarve, tha burimi.
Autoritetet gjithashtu sekuestruan armë, municione dhe pajisje armatimi që ishin në posedim të celulës dhe të destinuara për t'u përdorur në kryerjen e aktiviteteve terroriste, shtoi burimi.
Javën e kaluar, autoritetet siriane arrestuan një celulë prej pesë personash të lidhur me një palë të huaj që planifikonte të synonte një figurë fetare në Damask, tha një burim në Ministrinë e Brendshme për televizionin Al-Ekhbariya.